Telegrafi

Publikohen pamjet kur një burrë tenton të kidnapojë foshnjën në karrocë (Foto/Video)

Një foshnje në një karrocë fëmijësh ishte vënë në shënjestër nga një burrë,  i cili mundohet ta kidnapojë kur gjyshja e vogëlushit e la vetëm për disa sekonda.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momenti kur burri vëren foshnjën në karroce duke qëndruar vetëm, derisa gjyshja shkoi për disa sekonda në tualet, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje shokuese ka ndodhur në qytetin Nanchang në Kinë, ku edhe kishte ndodhur tentim kidnapimi.

Fatmirësisht e gjithë kjo ngjarje ka kaluar si është më së miri, kur kidnapuesi e vëren se qytetarët i ishin vërsulur dhe kështu heq dorë nga misioni, duke u zhdukur nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/