Telegrafi

Publikohen pamjet kur Diogo Jota i thotë gjyqtarit: Herën tjetër do simuloj

Diogo Jota është kapur nga kamerat duke i thënë gjyqtarit se do simuloj gjatë fitores 3-0 të Liverpoolit përballë Leicesterit në fundjavën që shkoi.

Ish-anëtari i Wolves ka vazhduar me gola te The Reds, duke treguar se deri më tani është transferimi më i qëlluar për skuadrën e tij.

Ai e shfrytëzoi një asistim nga Andy Robertson, për të shënuar për rezultatin 2-0, derisa paraqitja e tij kishte edhe pjesët qesharake.

Jota e kishte topin në këmbë dhe një lojtar i Leicesterit iu afrua duke i bërë një ndërhyrje të palejueshme, mirëpo portugezi qëndroi në këmbë.

Gjyqtari i takimit nuk dha faul për Jotan, e që më pas pasoi reagimi i këtij të fundit që i tha atij se do të simuloj herën tjetër për të ndalur goditjen e dënimit.

“Herën tjetër do simuloj”, dëgjohet duke i thënë Jota gjyqtarit. /Telegrafi/