Telegrafi

Publikohen pamjet kur burrat e armatosur deri në dhëmbë, hedhin në erë filialet e bankës dhe largohen me çantat plotë para (Video)

LiveLeak ka publikuar një video në të cilën shfaqet momenti kur një grup burrash plaçkitin dy filiale të një banke në Caiaponia në pjesën jugperëndimore të Goias në Brazil, duke përdorur lëndë shpërthyese.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një grup burrash shfaqen para bankës të armatosur deri në dhëmbë dhe hedhin në erë dy filiale, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, shuma e parave të vjedhura nga këta burra ende nuk dihet, por besohet se ata i përkasin bandës “Neë Cangaco” të specializuar në plaçkitje duke përdorur mjete të ndryshme shpërthyese. /Telegrafi/