Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet kur Behrami gjatë tentimit për t’ia marrë topin lëndoi Xhakën

Xhaka duke u larguar nga stërvitja (Photo: TOTO MARTI)

Granit Xhaka është lënduar në stërvitjen e Përfaqësueses së Zvicrës.

Në një fushë të keqe pas reshjeve të mëdha të shiut, Xhaka mbeti i shtrirë në fushë.

E gjitha erdhi pas një dueli të futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Valon Behrami.

Xhaka e kishte topin në pronësi, ndërsa Behrami erdhi nga mbrapa dhe ia mori me ç’rast e lëndoi prishtinasin.

Xhaka duke u larguar nga stërvitja (Photo: TOTO MARTI)

Megjithatë Xhaka duket se nuk do të mbetet pa botëror, pasi nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.

Pas kontrolleve të para është konstatuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë.

Xhaka shkurtimisht tha për faqen zyrtare të Kombëtares së Zvicrës se është i lehtësuar.

“Tani pas kontrolleve të para jam i lehtësuar”, u shpreh Xhaka. /Telegrafi/

https://twitter.com/GrimandiTweets/status/1002253895299665925

Exit mobile version