Telegrafi

Publikohen pamjet ku është vrarë kreu i ISIS-it? (Foto)

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar imazhet satelitore të një zonë në të cilën pretendon se është vrarë gjatë një sulmi ajror të ushtrisë ruse.

Imazhet janë publikuar edhe nga televizioni “Russia Today”, i cili shton se  kompleksi i banesave të bombarduara është përdorur nga komandantë të lartë të ISIS gjatë një mbledhjeje të rëndësishme, ku mes tyre mendohet të ketë qenë edhe kreu i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Më herët ushtria ruse tha se sulmet ajrore të kryera nga avionët Su-34 dhe Su-35 mund të kenë vrarë udhëheqësin e grupit terrorist ISIS, transmeton shekulli.

Ministria ruse ka deklaruar se në takimin e krerëve të Shtetit Islamik, ku Bagdadi ishte i pranishëm ishte diskutuar zhvendosja e trupave të ISIS nga qyteti i Raqqa.