Janë publikuar pamjet nga mediat angleze se Joe Gomez ka pësuar disa gërvishtje në fytyrë nga përleshja me Raheem Sterlingun.
Liverpooli e mposhti 3-1 Manchester Cityn në fundjavën e kaluar, e që nga aty filloi edhe zënka mes dyshes së kombëtares së Anglisë.
Por, ajo nuk përfundoi me kaq, pasi të hënën e kësaj javë në seancën stërvitore të ‘Tre Luanëve’ anësori dhe mbrojtësi anglez ishin përleshur mes vete.
Nga ky ballafaqim, anëtari i Liverpoolit ka mbetur i gërvishtur në fytyrë nga ai i Manchester Cityt, derisa ky i fundit u suspendua nga Gareth Southgate për ndeshjen me Malin e Zi.
Mirëpo, e gjithë situata është qetësuar dhe Sterling e Gomez janë parë duke u stërvitur së bashku dhe ishin në humor të mirë.
Sulmuesi i Citizens do të mungojë në ndeshjen ndaj Malit të Zi, por do të jetë i gatshëm ndaj Kosovës që zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/