Telegrafi

Publikohen pamjet e vrasjes së kryetifozit të Partizanit të Beogradit

Kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit, Lubomir-Kiqa Markoviq, është vrarë të premten mbrëma në Vozhdovc, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e ekzekutimit të tij.

Derisa Markoviq po qëndronte me një grup të rinjsh në trotuar para sallës për futboll të vogël, sulmuesi që kishte vënë kapelë i afrohet nga pas, transmeton Telegrafi.

Gjykuar nga pamjet, Markoviq me sa duket kishte vërejtur revolen te sulmuesi apo ndoshta edhe e kishte njohur, dhe kështu menjëherë kishte filluar të vrapojë në drejtim të pompës së derivateve që gjendej matanë rrugës.

Megjithatë, deri më tani nuk është identifikuar sulmuesi që kishte shkrepur pesë plumba mbi të. Nga plumbat e parë ai ishte rrëzuar në tokë, kurse fatal për të ishte plumbi i fundit që iu shkrep në kokë. /Telegrafi/