Pamjet e një videoje të publikuar gjatë së enjtes, tregojnë korridorin ku Salvador Ramos vrau gjyshen e tij para se ta kryente sulmin në shkollën fillore Robb në Teksas.
Gjyshi i Salvadorit, Rolando Reyes, tregon se si gjaku u përhap nëpër muret e shtëpisë pasi që Ramos e qëlloi me revole gjyshen e tij.
Ramos më pas kishte marrë veturën e saj, me të cilën ishte përplasur afër shkollës fillore në Uvalde, para se të kryente sulmin, përcjell Telegrafi.
Pamjet e para vijnë dy ditë pas sulmit ku u vranë 21 persona, ku 19 prej tyre ishin fëmijë dhe 2 viktimat tjera mësuese.
Korridori ende ka shenja të gjakut nëpër dyer, mure dhe sipas gjitha gjasave edhe në tavan, siç tregojnë pamjet në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/