Një vinç tejet i madh që ishte montuar pranë një ndërtese, është shembur nga erërat e forta që e pushtuan qytetin Funing në pjesën lindore të Kinës.
Videoja e publikuar në internet shfaq momentin kur vinçi thyhet në dy pjesë, ku si pasojë mbetet e vdekur në vend operatori i kranit i cili rrëzohet nga një lartësi e madhe, transmeton Telegrafi.
Ai ishte një nga tre personat që mbetën të vdekur, kur erërat që frynin me shpejtësi prej 110 kilometra në orë goditën vinçin që gjithashtu la të plagosur 22 persona tjerë.
Një kalimtar rasti ka mbetur i vdekur në vendin në momentin që një reklamë gjigante e hekurt i ra mbi kokë, ndërkaq këtë horror e ka filmuar një kalimtar tjetër. /Telegrafi/