Telegrafi

Veturës që lëvizte me shpejtësi të madhe i del rrota, dhe godet në kokë burrin që ecte në trotuar (Foto/Video, +18)

Një këmbësor është lënduar rëndë, kur u godit nga rrota e një veture e cila u këput dhe fluturoi mbi kokën e tij.

Roberto Carlos Fernandes 50-vjeç, ishte duke ecur së bashku me gruan në trotuaret e qytetit Ipatinga në Brazil, kur befasisht një rrotë e godet prapa koke duke e përplasur me fytyrë për toke, transmeton Telegrafi.

Sipas pamjeve të publikuar në internet, rrota që kishte fluturuar mbi kokën e tij ishte këputur nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Si pasojë e kësaj goditje, ky burrë ka pësuar frakturë në kokë dhe gjoks, por është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/