Ish-drejtuesi i Kongresit në komunën e Bhiëandi-Nizmapur në Mumbai, Indi, Manoj Mhatre, është ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme në parkingun e shtëpisë së tij.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur disa perona të paidentifikuar i afrohen tinëzisht pas shpine politikanit indian derisa po futej në veturë, dhe e qëllojnë disa herë me armë zjarri, transmeton Telegrafi.
Por sikur kjo të mos u mjaftonte, ata më pas fillojnë ta godasin me shkopinj të drurit dhe me shpata të mprehta duke e masakruar në parkingun e shtëpisë.
Ndërkaq policia ka bërë të ditur se persona që e kishin sulmuar kishin vënë maska në kokë dhe kjo paksa po u vështirëson atyre punën në kapjen e autorëve të kësaj vepre makabre.
Vdekja e Mhatres është konfirmuar në spital, pasi ishte dërguar me urgjencë nga familjarët. /Telegrafi/