Tmerret e organizatës terroriste “Shteti Islamik” nuk kanë të ndalur.
Ata së fundmi kanë postuar një video, në të cilën shfaqen dy të djem të rinj të cilën futen në një veturë të modifikuar të mbushur plot eksploziv, ku pas disa sekondave arrijnë në cakun e paraparë dhe hedhin veten në erë.
Videoja fillon me dy djemtë e rinj, të cilët sipas pamjes dukeshin se janë adoleshentë, transmeton Telegrafi.
Të veshur me rroba të kamufluara dhe me pushkë automatike në duar, ata fillimisht i drejtohen kamerës dhe më pas përgatisin veten për një sulm vetëvrasës.
Djelmoshat që kryejnë sulm kamikaz besohet të jenë nga Sinjar një zonë e banuar me kurd në Irak. /Telegrafi/