Telegrafi

Publikohen pamjet e tërë aksionit të biondinës së Ligës të Kampionëve: Nga planifikimi, plani B dhe hyrja në fushë

Foto: VitalyzdTv/Screenshot/YouTube

Kinsey Wolanski u bë edhe më tepër e famshme në saje të hyrjes në fushë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kinsey kishte veshur një fustan të zi të përshtatur në një mënyrë që mund të hiqet lehtë ndërsa Vitaly Zdorovetskiyja i maskuar si një persona i moshuar ka mundur të hyjë në shkallët e stadiumit pasi që ishte i suspenduar.

Bukuroshja pas këtij veprimi ka marrë një numër të madh të ndjekësve në rrjetet sociale duke përfshirë Instagramin.

Në videon e publikuar në YouTube zbuloi se kishin planin B në rast se biondina nuk ka arritur të hynte në fushë.

Theksojmë se Liverpooli ka fituar në finale të garës më prestigjioze evropiane për klube kundër Tottenham Hotspurs me rezultat 2-0.

Ndryshe, bukuroshja i janë shtuar mbi 2.5 milionë ndjekës nga 300 mijë që kishte më parë. /Telegrafi/