Besohet se shpërthimi në një market që shkaktoi plagosjen e 13 personave në Shën Petersburg, ishte shkaktuar nga një bombë artizanale brenda të cilës kishte copëza të mprehta të metalit dhe gozhda të gjitha llojeve.
Presidenti rus Vladimir Putin, e ka cilësuar sulmin në market në Shën Petersburg si sulm terrorist, me ç’rast pranoi se ka urdhëruar agjencinë e sigurimit FSB të sillet konform ligjit me rastin e arrestimit të sulmuesit, transmeton Telegrafi.
Sot është publikuar një video e filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet personi i dyshuar për aktivizimin e bombës artizanale, duke u futur në market me një çantë në krah.
Ai fillimisht futet në market në cilësinë e klientit, dhe më pas e lë çantën në një dollap dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Kurse vetëm 30 minuta më vonë ka ndodhur shpërthimi ku janë plagosur 13 persona. /Telegrafi/