Kryeqyteti turk Ankaraja është goditur sot nga një sulm me bombë, në afërsi të Parlamentit dhe ministrisë së Brendshme.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm turk ka bërë të ditur se dy terroristë kanë kryer sulm me bombë para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në Ankara, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë, e tjetri është neutralizuar nga policia, transmeton Telegrafi.
BREAKING — An explosion and gun fire heard in Turkey’s capital Ankara around 9am in the morning, near the parliament and the ministries
Turkish Parliament opens today after summer recess
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 1, 2023
Mediat turke më herët kishin raportuar se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të Parlamentit dhe ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.
“Ishte sulm terrorist. Dy terroriste me një veturë u shfaqen para portës kryesore të Parlamentit dhe ministrisë së Brendshme, ku aktivizuan mjetin shpërthyes”, tha ministri Ali Yerlikaya.
#BREAKING
An explosion has occurred near the Interior Ministry building in #Turkey In #Ankara , Security forces have been deployed in the city. pic.twitter.com/4aIb5by30h— Bashar Azeez (@BasharAzeez2) October 1, 2023
E nga ky sulm janë plagosur lehtë dy policë të Turqisë, ka njoftuar ministi Yerlikaya.
Mediat e atjeshme kanë arritur të sigurojnë pamjet, kur vjen deri te shpërthimi në qendër të qyteti dhe qytetarët e kapluar nga paniku kur ndodhë shpërthimi. /Telegrafi/
https://twitter.com/clashreport/status/1708396089672425561?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708396089672425561%7Ctwgr%5Ea4d7bdfed97da5bb194fbc314b2252c6a8a6a4bc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fvideo-dva-napadaca-aktivirala-bombu-pred-turskim-mupom-ovo-je-teroristicki-napad%2F2500031.aspx