Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit gjerman të postës së shpejtë DHL në Lituani

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një aeroplan për transportim mallrash të postës së shpejtë DHL, përplaset në një qendër skijimi në Lituani.

Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Boeing 737-400 që po udhëtonte nga qyteti gjerman Leipzig drejt kryeqytetit të Lituanisë, vetëm një milje larg vendit të paraparë për të aterruar kur është përplasur në tokë, transmeto Telegrafi.

Pamjet shfaqin aeroplanin duke fluturuar drejt aeroportit të Vilniusit, në një lartësi relativisht të ulët dhe shumë të rrezikshme.

Befasisht fluturakja humb lartësinë dhe përplaset në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një top të zjarrtë që ngritet në qiell.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë më vonë tha se mund të ketë qenë një aksident ose një sulm hibrid në ‘kohë të paqëndrueshme’.

Incidenti vjen pas raportimeve në muajt e fundit se shpërthime misterioze kishin ndodhur në magazinat e DHL në Leipzig dhe Birmingham, mes frikës së një operacioni të fshehtë sabotazhi rus që synonte të shpërthente aeroplanët që fluturonin në Perëndim.

Komisioneri i Përgjithshëm i Policisë lituaneze, Arunas Paulauskas, tha se hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një akti terrorist. /Telegrafi/

Exit mobile version