Një video e re pretendohet se shfaq atentatorin e Donald Trumpin në mesin e turmës, një orë para se të ndodhnin të shtënat.
Videoja e re e siguruar nga ËTAE në Pittsburgh, shfaq 20-vjeçarin Thomas Crooks duke ecur vetëm, jo larg vendit ku ishte turma që po prisnin në diell që të shfaqet ish-presidenti që foli para tyre në Butler, transmeton Telegrafi.
Crooks shihen në afërsi të ndërtesës pak metra jashtë perimetrit të sigurisë. Ai kishte shtënë me pushkë gjysmë automatike mbi Trumpin të cilin e goditi në veshin e djathtë.
Kur ishte parë për herë të parë në video, Crooks po ecte i ndarë nga turma – në drejtim të një depoje. Kamera largohet për pak sekonda prej tij dhe arrin sërish ta “pikasë” – këtë herë duke e shikuar diçka lart.
Videoja e fundit është ilustrimi më i mirë i sjellëve të çuditshme të atentatorit të Trumpit – që tërhoqi vëmendjen e agjentëve të Shërbimit Sekret vetëm pak minuta para sulmit. /Telegrafi/