Telegrafi

Publikohen pamjet e përleshjes së tifozëve shqiptarë dhe atyre francezë (Video)

Janë publikuar pamjet e para të përleshjes në mes të tifozëve të Shqipërisë dhe Francës, ku pati edhe të lënduar.

Një francez dhe një belg janë therur me thikë mbrëmjen e kaluar në fan zonën e qytetin të Euro 2016, konfirmime këto që vijnë nga autoritetet e policisë lokale në Lyon.

Sipas Goal.com, policia franceze kishte intervenuar kundër një konfrontimi ndërmjet tifozëve vendas që po këndonin himnin kombëtar dhe tifozëve të Shqipërisë, e cila humbi 2:0 ndaj Francës në stadiumin Veledrome të Marsejë.

Një francez dhe një belg janë trajtuar pas lëndimeve që i kanë marrë në ije dhe shpinë nga tifozë që thuhet si ishin shqiptar.

Megjithatë, nuk është gjetur asnjë armë në zonën e ruajtur mirë nga policia dhe kështu askush nuk është arrestuar për këtë rast. /Telegrafi/