Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e para të sulmuesve në Turqi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS në Ankara ndërsa raportet thonë se ka pasur edhe të shtëna në zonë.

Sulmuesit që shkaktuan shpërthimin në vendngjarje kanë arritur me taksi, raportojnë mediat turke.

Disa imazhe të shpërndara nga mediat turke tregojnë dy prej të dyshuarve, duke përparuar brenda kompleksit me pushkë.

Në video shihet se kanë qenë të paktën dy sulmues, të cilët qëllojnë në drejtim të njerëzve në postbllok.

TUSAS është një prodhues motorësh për industrinë turke të mbrojtjes.

I vendosur në rrethin Kahramankazan, rreth 40 kilometra në veri të qendrës së Ankarasë, kompleksi i madh TUSAS mbulon një sipërfaqe prej katër milionë metrash katrorë.

Gjigandi i mbrojtjes është prodhuesi i aeroplanit të parë luftarak të gjeneratës së pestë të prodhuar në vend, KAAN, si dhe Huryet, aeroplan stërvitor dhe sulmues i lehtë, dhe Hurkus, aeroplan për trajnime dhe mbështetje ajrore të ngushtë. /Telegrafi/

Exit mobile version