Këto janë pamjet e para të shtënave me armë në Paris, ku si pasojë mbetën të vrarë dy policë dhe dy tjerë të plagosur rëndë.
Në këtë sulm ka mbetur i vdekur edhe njëri nga dy sulmuesit, i cili në ato momente po shtinte me kallashnikov drejt veturës së policisë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Champs Elysee, që konsiderohet si një nga bulevardet më të frekuentuara në botë.
Autoritet e sigurisë janë vënë në kërkim të sulmuesit të dytë që është në arrati, dhe kanë bërë të ditur se rastin janë duke e cilësuar si “sulm terrorist”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i punëve të brendshme dhe presidenti i vendit, të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë zonë për shkaqe sigurie.
Në videon e postuar më poshtë shfaq momentin kur fillojnë të shtënat me armë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FrDesouche/status/855160996377264130