Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e para të këngës më të re të Era Istrefit (Video)

Kënga e fundit ishte BonBon, me të cilën ka bërë famë ndërkombëtare.

Era Istrefi tashmë ka filluar të xhiroj projektin më të ri, i cili pritet të jetë hit.

‘Redrum’ titullohet kënga më e re e këngëtares prishtinase, e cila do të shoqërohet me një videoklip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Era Istrefit

Era kësaj radhe do të bashkëpunojë me Felix Snow, producentin e njohur të muzikës elektronike.

Këngëtarja ka pohuar se këtë këngë do ta publikon pasnesër “mezi po e pres të vjen dita e premte”.

Ndryshe, Era pas arritjes së marrëveshjes me kompaninë ndërkombëtare Ultra Music, ka paralajmëruar edhe shumë projekte të reja muzikore.

Vlen të theksohet se kënga e fundit BonBon ka arritur mbi 312 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version