Telegrafi

Publikohen pamjet e para të fanellës së Arsenalit për edicionin 2020/21 – tifozët e pëlqejnë atë

Klubet nga Liga Premier kanë dëshirojnë që të mbyllin këtë edicion, pasi ishte ndërprerë shkaku i pandemisë coronavirus në mesin e muajit mars.

Sipas mediave britanike, skuadrat nga liga angleze njëzëri kanë votuar që të rikthehen të përfundojnë 92 ndeshjet e mbetura.

Por, në mendjet e tyre nuk janë vetëm planet se si të përfundojnë ndeshjet e sezonit 2019/20, por edhe fanellat për atë 2020/21.

Në mediat ndërkombëtare kanë filluar të dalin pamjet e para se si do të duken fanellat e Arsenalit për edicionin e ri.

The Gunners duket se do t’i lumturojnë përkrahësit e tyre, pasi ato cilësohen si tejet të bukura.

Ato janë të dizajnuara nga adidas dhe janë me një ngjyrë të kuqe të theksuar në pjesën më të madhe të fanellës me disa pjesë të bardha. /Telegrafi/