Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e para se si mund të duken fanellat e Juventusit për edicionin 2020/21

Juventusi tashmë ka filluar të mendojë për edicionin e ri, derisa ky aktual është i suspenduar.

Coronavirusi ka përjashtuar kampionatet më të mëdha evropiane, derisa disa prej tyre janë edhe përjashtuar.

Serie A ende nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur mund të rikthehet në aksion, derisa flitet se klubet do të stërviten nga data 4 maj.

Sidoqoftë, Zonja e Vjetër ka filluar të mendojë për sezonin e ri, gjersa kanë filluar të dalin pamjet e para me fanellat që do t’i veshin në kampanjën 2020/21.

Footyheadlines.com si gjithmonë është vënë në aksion t’ zbulojë para kohe fanellat e klubeve që i veshin për edicionin e ri.

Juventusi do t’i qëndrojë besnik ngjyrës së zezë me të bardhë, derisa logoja e klubit, emri i lojtarit dhe numri në fanellë do të jetë me ngjyrë të argjend. /Telegrafi/

Exit mobile version