Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e para pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak në Algjeri, ku humbën jetën mbi 200 persona (Video)

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën, pas rrëzimit të një aeroplani në bazën ushtarake në Algjeri.

Aeroplani ushtarak u rrëzua shpejt pasi ishte ngritur nga baza ushtarake në Boufarik, afro 20 milje nga kryeqyteti i Algjerisë, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se aeroplani i prodhuar nga koha e Bashkimit Sovjetik Ilyshin Il-76 ishte nisur për në Bechar në jugperëndim të Algjerisë, ndërsa shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen.

Pamjet e televizioneve algjeriane shfaqin një re të madhe tymi të zi afër një autostrade ku është rrëzuar aeroplani. Aty shihet edhe bishti i aeroplanit prapa disa pemëve të ullirit.

Ministria algjeriane e Mbrojtjes, ka filluar hetimet si dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. /Telegrafi/

Exit mobile version