Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e para nga stërvitjet e Roy Jones JR para duelit të flaktë me Mike Tysonin

Tashmë është bërë e ditur se Mike Tyson do të rikthehet në ring dhe do të përballet me Roy Jones JR në shtator të këtij viti.

Mund të thuhet se 2020-ta ka qenë një vit i çmendur, kjo si pasojë e coronavirusit që shpërtheu dhe ende nuk po mund të ketë qetësi.

Por, sporti ka filluar t’i qetësojë gjërat dhe tifozët kategorive të ndryshme po kënaqen me atë çfarë po shikojnë në këta muajt e fundit.

Mike Tyson po rikthehet në ring për të dhuruar spektakël dhe t’u kujtojë përkrahësve të tij kohët e arta që i kishte në boks.

Po ashtu edhe Jones JR është padyshim një legjendë e boksit dhe të gjithë presin një përballje të zjarrtë mes tyre.

Lexo po ashtu Kundërshtari i parë i Mike Tyson do të jetë Roy Jones Jr – mësohet data e meçit

ESPN Ringside ka publikuar një video nga stërvitje e Roy Jones JR, e që ai dukej mjaftë në formë.

Tyson po ashtu ka publikuar më parë disa video nga stërvitjet e tij dhe formës së mahnitshme që është aktualisht.

Nga këto pamje, mund të thuhet se do të jetë një meç që nuk duhet humbur në muajin shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version