Telegrafi

Publikohen pamjet e një zjarri të madh që shpërtheu në një fabrikë të kimikateve në Stamboll

Një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë të kimikateve në Stamboll më 18 shtator.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, flakët shpërthyen në një fabrikë në një zonë lokale të organizuar në zonën Tuzla në anën aziatike të provincës.

Një ekip zjarrfikës me 138 forca i mbështetur nga 48 kamionë zjarri janë marrë me zjarrin, ka thënë Ali Karahan, kreu i Divizionit të Zjarrfikësve të Komunës Metropolitane të Stambollit për Anadolu Agency.

Disa zjarrfikës janë lënduar duke provuar të shuajnë flakën, i cili u përhap në automjetet në parkingun e fabrikës ndërsa hetimi për shkakun po vazhdon. /Telegrafi/