Policia franceze ka filluar një hetim mbi darkat e dyshuara të paligjshme dhe ndejat në Paris.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin urdhëroi një hetim, duke thënë se ndejat e tilla, që shkelin masat kufizuese të futura për të luftuar coronavirusin, ishin “plotësisht të papranueshme”.
Stacioni televiziv privat M6 postoi një artikull të regjistruar fshehurazi në Twitter, me tekstin “shampanjë, meny të shefave të lartë dhe asnjë detyrim për të mbajtur maskë”. Franca aktualisht është nën një mbyllje të nivelit të tretë të shtetit, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/m6info/status/1378089447271596038
Pamjet M6 tregojnë një restorant privat pa emër në Paris, ku mysafirëve u tha se mund të hiqnin maskat.
Sipas një raporti televiziv, menyja në restorantet ilegale kushton nga 160 në 490 euro për person,.
Gjobat për shkeljen e masave janë një vit burg dhe 15 mijë euro për rrezikimin e jetës dhe 135 euro për secilin mysafir për shkeljen e masave. /Telegrafi/