Telegrafi

Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së sulmuesve në Londër (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur terroristët që shtypën me furgon kalimtarët e rastit në urën e Londrës, qëllohen për vdekje nga policia të cilët shkrepën 50 plumba.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur tre fanatikë sulmojnë një burrë i cili po ecte pranë hyrjes së marketit Borough, ku për fat të mirë në sekondat e fundit shfaqet policia me vetura, të cilët ndërhyjnë duke i qëlluar me revole dhe pushkë automatike, transmeton Telegrafi.

Në sulmet e përgjakshme në Londër, janë vrarë tetë persona dhe mbi 50 tjerë janë lënduar rëndë.

Lexo po ashtu Momenti kur policët e armatosur deri në dhëmbë futen në restorantin ku janë therur klientët, dhe u kërkojnë qytetarëve që të shtrihen në tokë (Video)

Sulmi i parë filloi kur terroristët Khuram Butt, Yousef Zaghba dhe Rachid Redouane, shtypin me furgon kalimtarët e rastit në trotuar në urën e Londrës.

Ata më pas kanë dal nga furgoni, dhe sulmojnë me thika kalimtarët e rastit pranë marketit Borough.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur forca të shumta të policisë arrijnë në vendin e ngjarjes, ku terroristët po sulmonin me thika kalimtarët, duke intervenuar menjëherë duke i qëlluar për vdekje. /Telegrafi/