Një Lionel Messi emocionues u shfaq duke parë drejt qiellit dhe duke folur me gjyshen e tij të ndjerë përpara penalltisë fituese të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë fitoi Kupën e Botës në Katar në tentativën e pestë pasi Argjentina triumfoi ndaj Francës me penallti.
Ekzekutimi i penalltisë së fundit të Argjentinës ndaj Francës në Kampionatin Botëror ishte padyshim momenti më emocional që nuk kishte si të mos e prekte edhe Lionel Messin.
Në turneun ‘Katar 2022’, superylli i futbollit e fitoi trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij – Kupën e Botës.
Derisa Gonzalo Montiel shkonte për ta ekzekutuar penalltinë me gjithë peshën e kombit mbi supe, Messi kishte shikuar kah qielli dhe duke se thoshte: “Puede ser hoy, abu”, që në përkthim do të thotë: “Mund të jetë sot, gjyshe”.
Messi diciendo "puede ser hoy abu" antes del penal de Montiel. 💔😭 pic.twitter.com/8lBAoaQ0ps
— DOGOR (@dogordo_) January 15, 2023
Dhe derisa bashkëlojtari i tij e realizoi njëmbëdhjetëmetërshin që e shpallte Argjentinën kampion bote, 35-vjeçari ra në gjunjë në lot, pasi më në fund e arriti kupën që i kishte munguar aq shumë – ishte Kampionati i pestë Botëror, në të cilin merrte pjesë.
Gjyshja e Messit, Celia Olivera Cuccittini, ndërroi jetë në vitin 1998, por kishte luajtur rol kyç në fëmijërinë e sulmuesit të Paris Saint-Germainit.
Ajo e kishte mbështetur dëshirën e argjentinasit për t’u bërë futbollist, mirëpo ndërroi jetë kur nipi i saj ishte 11 vjeçar. Besohet se festimi i njohur i Messit kur ai shikon lart dhe tregon qiellin është një nderim për gjyshen e tij. /Telegrafi/