Një pikë karburanti është vjedhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Në një video eskluzive të siguruar nga Report TV dy persona të maskuar kanë hyrë brenda vendit ku mbaheshin lekët dhe kanë marrë 100 mijë lekë të reja dhe 200 euro.
Në video duket njëri prej autorëve që futet brenda dhomës ku mbahen lekët. Pasi ka dhunuar punonjësin e parë, ai qëllon edhe punonjësin tjetër me një levë. I frikësuar punonjësi i bindet grabitësit, ndërkohë që ky i fundit i merr vet lekët mga sirtari.
Në këtë moment është afruar edhe grabitësi i dytë, i cili mban në dorë një kallashnikov dhe ja drejton punonjësit të karburantit. Grabitësi pasi merr lekët tenton të qëllojë përsëri rojën dhe largohet. Disa sekonda më herët, në ambientet e jashtme të karburantit, ata kanë dhunuar fizikisht rojen e karburantit, Lek Perkeqi, i cili është përleshur me grabitësit. Ata e kanë goditur 50 vjeçarin disa herë në kokë me një leve që mbanin me vete, duke e lënë pa ndjenja. Pasi largohen grabitësit, punonjësi tjetër merr telefonin për të lajmëruar policinë, ndërkohë që duket qartë frika pas grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës pranë fshatit Dajç të Lezhës. Dyshimet janë se autorët mund të jenë banorë të zonës të cilët e njohin mirë terrenin, kjo duke ju referuar dhe faktit se ata kanë lëvizur në këmbë. Policia ka shqëruar disa përsona në lidhje me grabitjen, por ende nuk ka asnjë të ndaluar si autor i ngjarjes.