Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion sot kumtoi se në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme – Sektori për krim të organizuar dje ka zbatuar aksion për zbulim të grupit të organizuar që kryen vepra penale për trafikim ilegal të drogës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamjet e aksionit policor ku u arrestuan tre persona për trafikim me lëndë narkotike.
Aksioni i policisë dhe Prokurorisë Publike është realizuar mbrëmjen e djeshme në më shumë se tre lokacione të ndryshme./Telegrafi/