Sulmi me veturë që ndodhi në Melbourne të Australisë, ku 14 persona u lënduan në mesin e tyre edhe një fëmijë, ka shokuar botën.
Ndërsa autorët e sulmit janë arrestuar nga policia, të cilët u futën qëllimisht me veturë në turmë dhe shtypën këmbësorët, transmeton Telegrafi.
Ata kanë njoftuar se sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin, ndërsa autori i sulmit raportohet se ka probleme mendore dhe është konsumues i rregullt i drogës.
Ndërkaq më poshtë janë publikuar pamjet e momentit të sulmuesit, që ishte me të edhe një burrë tjetër brenda një veture të bardhë të markës Suzuki.
Sapo u alarmua i gjithë qyteti, policia reagoi me kohë duke arrestuar personat të cilët i tërhoqën zvarrë në tokë dhe i prangosën për t’i dërguar në stacionin policor, dhe marrë në pyetje lidhur me motivet e sulmit.
Raportohet se sulmuesi është një shtetas australian me prejardhje afgane, kurse personi i dytë doli të jetë një person që s’ka lidhje me sulmin por që thjesht është gjendur në vendin dhe momentin e duhur duke filmuar tmerrin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uu4uGvXi6oc