Policia e Shtetit ka publikuar video nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme, ku u arrestuan 4 nga 6 grabitësit e 2.7 mln eurove të BKT-së në Rinas, ndodhur ditën e enjte.
Mësohet se grabitësit janë të njëjtë me ata që kryen në po të njëjtën rrugë grabitjen e 3 mln eurove në vitin 2015, në një skemë identike.
Kështu, operacioni “Patrioti” u krye në Vorë, ku u arrestuan katër grabitësit:
Fation Xhyliu , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në Shpsf “Rogat”
Ditjon Memlika, 31 vjec, lindur në Tepelene dhe banues ne Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake
Neim Avdulaj, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake te Zallherrit.
Ernest Kupa, me banim në Krujë, me biznes privat, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale M.A., dhe Ç.A. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Gjithashtu, u gjetën edhe një pjesë e parave në valuta të ndryshme, si paund, dollar kanadez, dollar amerikan dhe euro.