Telegrafi

Publikohen pamjet e aksidentit: Momenti kur një veturë përplaset për kolonën e veturave të presidentit të Moldavisë (Video)

Shoferët e veturave që transportojnë personalitetet VIP mund të jenë “të privilegjuar” në rrugë.

Por kjo nuk do të thotë se ata nuk ballafaqohen me situata të vështira, përfshirë edhe aksidentet.

Një të tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e tregojnë edhe disa pamje të publikuara në internet, në të cilat siç thuhet shihet një fatkeqësi në Moldavi.

Gjatë udhëtimit zyrtar të presidentit Igor Dodon, një makinë, e shoqëruar nga Mercedes S-Class e tij, u godit nga një shofer i pakujdesshëm nga drejtimi i kundërt.

Askush nuk u lëndua në aksident, por është interesante se kjo është hera e tretë në një periudhë relativisht të shkurtër që kolona presidenciale e Igor Dodon mori pjesë në një përplasje në rrugët e Moldavisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=FbA1ig_bx7M