Telegrafi

Publikohen pamjet dramatike të shpërthimit të cisternës së karburantit në Liberi, më shumë se 40 të vdekur

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur pasi një cisternë karburanti u përmbys dhe shpërtheu në Liberinë qendrore.

Cisterna u përmbys përgjatë një rruge në qytetin Totota, rreth 130 kilometra larg kryeqytetit, Monrovia.

Ai shpërtheu në flakë menjëherë pasi njerëzit nxituan në vend për të marrë karburant nga cisterna, thanë dëshmitarët okularë, raporton bbc.

Pamjet tregojnë një numër të madh të njerëzve, përfshirë fëmijë, ishin mbledhur rreth cisternës pasi ajo u përmbys.

Një grua shtatzënë ishte mes të vdekurve dhe disa prej trupave u dogjën në hi, tha Dr Kateh.

Ai i tha transmetuesit lokal Super Bongese TV se më shumë se 83 njerëz ishin pranuar në spital për lëndimet e tyre pas katastrofës së së martës.

Ndryshe, pacientët me lëndime më të rënda ishin transferuar në spitalet në Monrovia për trajtim, shtoi Dr Kateh. /Telegrafi/