Telegrafi

Publikohen pamjet brenda aeroplanit: Pasi u helmua me çaj, lideri i opozitës ruse dëgjohet duke rënkuar

Aeroplani, me të cilin lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny fluturoi nga Tomski për në Moskë, u ul me urgjencë në Omsk, sepse Navalny u sëmurë dhe dyshohet se është helmuar.

Siç thuhet, ai papritmas u sëmurë pasi piu një filxhan çaji gjersa duke gjykuar nga pamjet e aeroplanit, Navalny po rënkonte nga dhimbjet e forta.

“Navalny aktualisht është në njësinë e kujdesit intensiv, ku po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme fizike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së rajonit Omsk, transmeton Telegrafi.

Qeveria konfirmoi se avioni S7 Airlines u ul me urgjencë sot në aeroportin e Omskit.

Më herët, zëdhënësja e Fondit Kundër Korrupsionit, Kira Jarmis, tha se po mendohet që “Alexei ishte helmuar me diçka me rastin kur piu çaj. Kjo ishte e vetmja gjë që kishte pirë nga mëngjesi”.

Ajo deklaroi se Navalny po mbahet i gjallë përmes aparatit të oksigjeno terapisë dhe se është pa vetëdije.

Shefi i mjekëve të spitalit në Omsk, Aleksandar Murahovski, tha për mediat se Navalny është në kujdesin intensiv dhe se gjendja e tij është e rëndë. /Telegrafi/