Telegrafi

Publikohen pamje të sulmit me granatë dore ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Të hënë pas mesnate, komuna në veri të Mitrovicës është sulmuar me mjet shpërthyes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje pas momentit të sulmit me granatë dore të objektit komunal.

Në Tëitter, Sveçla ka thënë se Serbia mban përgjegjësi për sjellje armiqësore, teksa ka kërkuar që të ndalen sulmet.

Lexo po ashtu Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, ka deklaruar Sveçla.

Ndërsa, në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”./Telegrafi/