Telegrafi

Publikohen pamje të rralla të tre leopardëve të borës, mahnitet interneti

Të njohur edhe si “fantazma të maleve”, leopardët e borës janë jashtëzakonisht të pakapshëm dhe jetojnë në majat me dëborë të Himalajeve.

Të parë rrallë dhe vështirë të fotografuar, një pamje e fundit e një familjeje leopardi bore në Ladakh të Indisë ka lënë internetin të mahnitur.

Videoja mahnitëse tregon një leopard bore dhe dy të tjerë të vegjël duke eksploruar peisazhet e ashpra të Ladakh, përcjell Telegrafi.

I ndarë nga fotografi i kafshëve të egra me bazë në Ladakh, Morup Namgail, në Instagram, klipi magjepsës tregon pamjen e rrallë dhe madhështore të kafshëve që përshkojnë një terren dhe fillojnë gjuetinë.

Përdoruesit e internetit kanë mbetur të magjepsur nga pamjet.

Një përdorues shkroi: “Kafshë të bukura dhe privilegj për t’i parë ato”.

Një tjetër komentoi: ”Këta leopardë bore janë aq të rrezikuar saqë njeriu është me fat të shohë një në jetë, e jo më tre”. /Telegrafi/