Të paktën 2,600 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm që goditi këto dy vendet sot.
E shumë qytetarë kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, autoritetet frikësohen se mund të ndodhë ndonjë tërmet tjetër – duke ua vështirësuar kështu punën ekipeve të shpëtimit.
Rrugët e qyteteve turke janë mbushur me rrënoja, kurse operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar edhe në këto orë të vona ku temperaturat kanë rënë nën zero.
Televizioni turk NTV ka publikuar pamjet kur ekipit e shpëtimit nxjerrin të gjallë vajzën e vogël Zehra, që shikonte e habitur dhe vazhdimisht kërkonte babanë e saj.
Ajo është mbështjellë me batanije dhe është futur në autoambulancë, për t’u dërguar me urgjencë për tretman në spital. /Telegrafi/