Telegrafi

Publikohen pamje të reja të rrëzimit të aeroplanit rus, ku humbën jetën 41 persona (Video, +16)

Videoja e re shfaq aeroplanin duke u rrëzuar  në aeroportin e Moskës ku humbën jetën 41 persona, e sipas pamjeve dhe mediave lokale pretendohet se pilotët kishin bërë gabim amatoresk duke përdorur autopilotin për ta ngritur në ajër fluturaken gjigante.

Aeroplani i aviokompanisë Aeroflot shihet se si derisa tenton të ngritet në ajër, përplaset disa herë në pistën e aeroportit Shermetyevo në Moskë gjatë 5 majit, transmeton Telegrafi.

E si pasojë e përplasjeve aeroplani kishte marrë flakë dhe më pas kishte ndodhur katastrofa. Sipas ekspertëve, piloti me përvojë si Denis Evdokimov që ishte shtrirë në spital pasi pësoi lëndime trupore, kurrë më parë nuk e kishte pilotuar manualisht aeroplanin në situata të tilla.

Por, ishin shkëndijat ato që detyruan pilotin të tentoj të ulet, ku nga zjarri i madh dhe asfiksimi humbën jetën shumë pasagjerë, kanë njoftuar aturoitetet në Moskë.

Edhe pse raporti i hetimeve ende nuk ka përfunduar, besohet se ishte pikërisht gabimi i faktorit njeri që qoi në këtë katastrofë, e në veçanti pas përdorimit të autopilotit gjatë ngritjes. /Telegrafi/