Site icon Telegrafi

Publikohen pamje të reja nga vendi ku vdiq reperi Takeoff, i pranishëm në festë ishte edhe një burrë i armatosur

Takeoff, një anëtar i Migos, u qëllua për vdekje në Houston, Teksas të martën (1 nëntor).

Reperi me emrin e vërtetë Kirshnik Khari Ball ishte 28-vjeçar.

Oficerët e policisë u telefonuan rreth orës 2:34 të mëngjesit me orën lokale (7:34) në lidhje me të shtënat jashtë 810 Billiards & Bowling Alley në qendër të Houstonit, ku po zhvillohej një festë private me rreth 40 personale.

Foto: TMZ

Takeoff dhe shoku i tij i grupit, Quavo, ishin të pranishëm të dy.

Quavo, emri i vërtetë Quavious Keyate Marshall – nuk ishte i lënduar gjatë këtij incidenti.

Anëtari i tretë i Migos, Offset, po ashtu nuk ka qenë i pranshëm.

Foto: TMZ

Për vdekjen e tij pati reagime të shumta nga figurat e industrisë muzikore dhe fansat në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Takeoff

James Corden, Drake, SZA, Outkast dhe Khloe Kardashian kanë qenë disa nga të famshmit që shprehën ngushëllime për vdekjen e reperit.

Deri më tani, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar me shefin e policisë së Houstonit, Troy Finner, i cili u bëri thirrje dëshmitarëve që të “rrisin” informacionin rreth të shtënave.

Foto: TMZ

Policia, por edhe fansat e reperit, u kanë kërkuar të tjerëve që të heqin videot grafike të ngjarjes që kanë qarkulluar në internet.

Së fundmi, një video e siguruar nga TMZ duket se tregon një person me interes duke qëndruar me një armë në xhep disa momente përpara se të qëllohej për vdekje.

Personi në fjalë shihet duke qëndruar me një armë teksa Quavo, shoku i grupit të Takeoff, hyn në një debat me dikë.

I njëjti individ mund të shihet më pas me armën e tërhequr përpara se të dëgjohen të shtëna. /Telegrafi/

Exit mobile version