Pamjet e të burgosurit të arratisur Jamie Cooper duke vrapuar nëpër fusha disa minuta pasi iku nga furgoni i burgut janë publikuar në internet.
Një dëshmitar okular, i cili nuk dëshiron të identifikohet, i ka dhënë videon gazetarit të BBC, Phillip Norton dhe ka përshkruar pamjen “surreale”, përcjell Telegrafi.
Firma e sigurisë GEOAmey tha se ai kishte “kapërcyer” stafin që e shoqëronte atë në një dalje në gjykatë pasi falsifikoi një “urgjencë mjekësore”.
The moment escaped prisoner Jamie Cooper ran for freedom along the M55 near Preston after faking a medical emergency and breaking out of a prison van.
Public warned not to approach him.
I’ve spoken to a man who saw what happened- full story on @BBCNews at Six#BBCNewsSix pic.twitter.com/PM44mqz2ws
— Phillip Norton (@phillipnorton) March 20, 2025
Policia e Lancashire tha se furgoni u detyrua të ndalej pak para orës 09:00 të mërkurën përpara se Cooper të dilte nga furgoni në M55 pranë kryqëzimit dy në Catforth, Preston të Anglisë.
Ai do të paraqitej në Gjykatën e Lancaster për t’u përballur me akuzat për sulm ndaj një oficeri policie dhe jo vetëm. /Telegrafi/