Në videon e lajmeve qendrore të televizionit grek, Start Tv ku mes tjerash tregohen pamje të djegies së flamurit helen, gjithashtu shihet edhe djegia e flamurit kombëtar shqiptar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Policia e Maqedonisë sot me një njoftim tha se janë arrestuar disa persona që kanë prishur rendin dhe qetësinë publike në protestën kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.
Përndryshe, protesta u organizua nga organizata që mbrojnë identitetin e Maqedonisë dhe thelbin Kushtetues të vendit.
Djegia e flamurit grek nxiti reagime të shtetit helen. /Telegrafi/