Policia e Maqedonisë ka publikuar pamje pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Novo Sellës, i cili u vu nën pranga gjatë ditës së djeshme.
Boro Stojçev mbrëmjen e djeshme u arrestua nën dyshime për kontrabandë me cigare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Stojçev është ndaluar së bashku me gruan, djalin e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër, ndërsa sipas disa mediumeve, arrestimi i tij është shoqëruar edhe me të shtëna armësh./Telegrafi/