Ka kohë që është konfirmuar xhirimi i vazhdimit të katërt të filmave “Matrix”, në të cilin rolin kryesor do ta përsërisë Keanu Reeves.
Mirëpo, duket se karakteri kryesor ka pësuar disa ndryshime në dukjen e tij në filmin e katërt që njëherësh i përshtatet edhe dukjes së tanishme të aktorit.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa video, në të cilat Reeves shfaqet nga momentet e xhirimit, ndërsa është me flokë të gjatë, mjekër e me kapelë – duke mos u dukur i gatshëm për të luftuar,
https://twitter.com/keanuplanet/status/1225155742635827204
Fansat e filmit thonë se kjo dukje lë të kuptohet se në vazhdimin e ri, Neo nuk do të kthehet në Matrix, porse tema kryesore do të jetë përsëritja e tregimit për mosnjohurinë e njeriut që pajisjet inteligjente i shfrytëzojnë trupat e tyre si burim energjie.
Kjo është hera e parë që Reeves do të paraqitet në rolin e Neos që nga vazhdimi i fundit “The Matrix Revolutions” që u lansua në vitin 2003.
Sipas njoftimit të ABC7 News, xhirimet e publikuara janë realizuar në lagjen kineze të San Franciscos. /Telegrafi/
https://twitter.com/keanuplanet/status/1225169788697284611