Njëri nga tre anëtarët e Migos, Takeoff, është qëlluar për vdekje në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (e martë) në Houston.
Reperi, i cili ishte 28 vjeçar, është qëlluar në afërsi të një piste boulingu, ku kishte luajtur së bashku me anëtarin tjetër, Quavo, ndërsa është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes.
TMZ ka publikuar fotografi dhe video nga vendi, ku e humbi jetën artisti i hip-hopit, emri i vërtetë i të cilit ishte Kirshnik Khari Ball.
Në audion e urgjencës të marrë nga TMZ, dëgjohen dispeçerët duke diskutuar për incidentin teksa thonë se ka pasur pesë të shtëna.
New obtained dispatch audio describing the shooting 🕊️💔 Rip Takeoff 😞 pic.twitter.com/UzKAmBQjUO
— Raphousetv (RHTV) (@raphousetv2) November 1, 2022
Ndërsa në një video të re dëgjohet Quavo në telefon, me sa duket me një operator 911, të cilin e pyet: “Çfarë duhet të bëjë ajo?” duke iu referuar një gruaje në vendngjarje që ishte infermiere dhe ishte afruar që ta ndihmonte Takeoff.
Para se të ndodhte vrasja, Takeoff dhe Quavo ishin duke luajtur kur shpërtheu sherri dhe në një moment dikush hapi zjarr, duke e gjuajtur reperin që e humbi jetën.
Në pamjet e siguruara nga TMZ Hip Hop shfaqet Quavo (me bluzë të portokalltë) dhe disa të tjerë përreth reperit dhe përpiqen ta lëvizin, por më pas e ulin sërish poshtë, ndërsa Quavo bërtet për ndihmë.
Policia ka njoftuar se edhe dy persona të tjerë janë qëlluar me armë dhe janë dërguar në spital me automjete private. Quavo nuk është lënduar. /Telegrafi/