Site icon Telegrafi

Publikohen pamje nga festa e zjarrtë e lojtarëve të Kosovës pas fitores ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore tejet të rëndësishme të dielën në Murcia të Spanjës ndaj Islandës, duke triumfuar me shifrat 3-1.

‘Dardanët’ mposhtën islandezët me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve, duke siguruar kështu kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kjo u përshkrua si një arritje historike për Kosovën, për faktin se kjo do të jetë hera e parë që do të garojmë në këtë ligë.

Shtatë vite më parë Kosova e kishte nisur rrugëtimin në Ligën e Kombeve duke garuar në Ligën D, teksa tani kanë arritur të sigurojnë plasmanin në Ligën B, shenjë kjo e zhvillimit të madh gjatë këtyre viteve.

Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA
Lexo po ashtu Ngritja në Ligën B të Ligës së Kombeve, Kosova fiton shumë nga UEFA

Emocionet ishin të mëdha si tek tifozët ashtu edhe tek lojtarët pas kësaj fitore të arritur.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar sot (e hënë) një video nga festa e zjarrtë e lojtarëve të Kosovës pas përfundimit të ndeshjes.

Muzika në sfond dhe entuziazmi në fytyrat e lojtarëve ishin ato që mbizotëruan në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të takimit.

Kujtojmë se Kosova do të rikthehet në aksion gjatë muajit qershor, ku do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj Armenisë në tempullin ‘Fadil Vokrri’./Telegrafi/

Exit mobile version