Telegrafi

Publikohen në internet fotot nudo të Anne Hathaway pasi u sulmua nga hakerët

, New York, NY - 4/17/17 Anne Hathaway makes an appearance on Good Morning America in New York City. -PICTURED: Anne Hathaway -, Image: 329322310, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, INSTAR Images

Aktorja e njohur e “Princess Diaries”, Anne Hathaway, është viktima e fundit e një sulmi hakerash ndaj të dhënave personale të personave të njohur anekënd botës.

“Hindustan Times” raporton se fotot nudo të aktores u postuan online në “Tumblr”, “Reddit” dhe platforma të tjera të medias sociale.

Në një prej fotove aktorja raportohet se shfaqet krejtësisht e zhveshur në banjë, ndërsa në disa të tjera topless para kameras.

Menjëherë pas lajmeve për publikimin online të fotove, ndjekësit e saj u mobilizuan me një fushatë në rrjetet sociale duke u bërë thirrje të tjerëve të mos mbështesin hakerat dhe të mos shkarkojnë fotot nudo të aktores.

Fotot e aktores 34-vjeçare të vlerësuar edhe me Oscar u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pre e një sulmi të tillë ra edhe Miley Cyrys në Prill, ndërsa në gusht të vitit 2014 rreth 500 foto të personave të famshëm, shumica foto nudo të femrave VIP, u postuan online në “4chan”.

Jennifer Lawrence, Kate Upton dhe Kaley Cuoco ishin në mesin e viktimave të atij sulmi.