Në rrjetin social X është postuar një video nga TMZ ku shihet shkëmbimi i zjarrit mes atentatorit të Donald Trumpit, Thomas Matthew Crooks dhe agjentëve të Shërbimit Sekret.
Në video shihet Crooks në kulmin e një objekti duke shtënë mbi agjentët, ku dëgjohen të shtënat dhe britmat e njerëzve që kishin marrë pjesë në tubimin elektoral, kurse disa sekonda më vonë trupi i atentatorit nuk lëvizë më i cili qëllohet nga agjentët.
Sulmuesi kishte shtënë mbi Trumpin nga një distancë prej 200 metrash, ku si pasojë është goditur në veshin e djathtë.
E aty ka mbetur i vrarë edhe një mbështetës i Trumpit që ishte pjesë e tubimit, si dhe dy tjerë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.
Deri më tani dihet se sulmuesi ishte një 20-vjeçar i cili ishte regjistruar si votues republikan, por që kishte dhënë donacion 15 dollarë për një grup të vogël që kishte lidhje me demokratët.
FBI-ja ka bërë të ditur se aktualisht është duke u marrë në pyetje babai i sulmuesit që mbeti i vrarë, kurse akoma nuk dihet nëse kishte vepruar i vetëm. /Telegrafi/
🚨#BREAKING: New video obtained by TMZ shows the shooter, reportedly identified as 20-year-old Thomas Matthew Crooks, opening fire at former President Donald Trump before being shot. In the background, a woman can be heard yelling Crooks, what are you doing?! Get over here! pic.twitter.com/q3xiySmHSk
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) July 14, 2024