Adoleshentja është parë duke bërë shaka dhe qeshur me të riun i cili akuzohet se e kishte ngufatur për vdekje, dhe më pas trupin e saj e kishte mbështjell me folje dhe e kishte fshehur në dollap.
Megan Bills, 17-vjeçe, shihej duke qeshur në market me Ashley Foster, 24, i cili po akuzohet për vrasjen e saj gjatë aktit seksual, që ishte pjesë e “fantazisë seksuale”, transmeton Telegrafi.
Foster ishte liruar nga burgu tri ditë para sulmit, kurse trupin e pajetë e kishte fshehur në dollapin e një moteli në Brierley Hill në Ëest Midlands.
Momentet e fundit të jetës së saj janë publikuar në gjykatë që janë filmuara nga kamerat e sigurisë. Ajo shihet e lumtur në një market së bashku me Foster-in. /Telegrafi/